Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Hartimi i buxhetit për Prishtinën, i mangët
English

Vetëvendosje: Hartimi i buxhetit për Prishtinën, i mangët

Prishtinë, 14 nëntor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ditën e sotme lidhur me buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2012.

Sipas kësaj lëvizje thuhet se, buxheti për vitin 2012, për fat të keq, është vazhdimësi e logjikës së mbrapsht të projektimit të buxhetit dhe idesë së zhvillimit të ekonomisë.

“Hartimi dhe miratimi i buxhetit bazuar në të hyra të njëhershme dhe jo të sigurta është papërgjegjësi politike, që ndërlidhet me rrezik permanent për dështim. Prishtina edhe ashtu është stërngarkuar me ndërtesa dhe projektimi i buxhetit mbi të hyrat e mundshme nga lejet e ndërtimit, nënkupton edhe vazhdimin e degradimit të Qytetit të Prishtinës në rrafshin urban. Pushtetmbajtësit e sotëm në Prishtinë gjatë fushatës zgjedhore patën premtuar se do të ofrojnë 50.000 vende të reja pune, por në dy vitet e fundit papunësia në Prishtinë vetëm sa është rritur”, thuhet në qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më tej theksohet se pushteti i sotëm në Prishtinë për jetë cilësore të qytetarëve, e bënë shumë të qartë faktin se Komuna e Prishtinës për tërë vitin 2012 shpenzime për furnizim me barna, injeksione, fasha e material tjetër shpenzues, përfshin 170.000 euro.

Në këtë deklaratë veçohet fakti se në Komunën e Prishtinës, është rritur numri i të papunëve me 2.1% , e po ashtu edhe numri i familjeve që marrin asistencë sociale me mbi 10% dhe kjo sipas të dhënave të vetë komunës së Prishtinës, sepse sipas të dhënave tjera këto shifra janë edhe më të larta.

Vetëvendosje shprehet se, rritja e buxhetit është jashtëzakonisht e mangët për të përmbushur edhe nevojat më elementare të qytetarëve dhe për pasojë shpërndarja e të mirave materiale e përcjell gjithandej logjika klienteliste.

Kjo lëvizje konstaton se në hartimin e buxhetit ka munguar doza e profesionalizmit elementar në hartimin e buxhetit.

a.y/NOA

KOMENTE