Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jetonte në Vlorë, prangoset një hungarez për pastrim parash
English

Jetonte në Vlorë, prangoset një hungarez për pastrim parash

Vlorë, 16 nëntor 2011, NOA – Hungarezi 55-vjeçar, Laszlo Vincze, lindur në Szekszard Hungari, jetonte prej dy vitesh në Vlorë, ku kishte ngritur biznesin e tij, ndërkohë që autoritetet e drejtësisë hungareze e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Ai akuzohet për tri akuza, për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Mashtrim” dhe “Evasion fiskal”, për të cilat u prangos mbrëmjen e të martës nga uniformat blu të Vlorës.

Aksioni policor i koduar “Wanted” u finalizua rreth orës 22:00, i të martës.

Policia e Vlorës njofton se Laszlo Vincze ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi, ku kishte krijuar firmën e vet “Elvis L&M” sh.p.k, e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.

Për këtë arsye, uniformat blu të qytetit më 29 shtator të këtij viti nis edhe procedimi penal të pastrim parash.

Në momentin e arrestimit, në banesën e marrë me qera në lagjen “10 Korriku” shtetasit hungarez iu gjetën këto materiale në cilësinë e provës:

16 vula kompanive të ndryshme me aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe jashtë saj;

një armë gjahu teke me leje të organeve kompetente;

automjeti fuoristrada i markës Chevrolet;

një sërë faturash të ndryshme transaksioneve bankare;

si dhe dokumenta të ndryshme, të cilat dyshohet se i shërbenin atij për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.

mit/NOA

KOMENTE
  • Arbi Durres18:47 - 16 Nëntor 2011
    mir tbehet Laszlo Vincze cdo nvlor ti sgjen dot vend tj me pastru lekun po shkon,,, si cjapi te kasapi. Ne ktu ne shqiperi ku te gjejm tja fut noi HUNGAREZI jo tja fusim,,,
  • Oidualk B11:28 - 16 Nëntor 2011
    po e lini ore te bej leke tjetri pse e arrestoni kot late nam pa koorrupsion nuk haet buk sot