Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 16 nëntor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 16 nëntor 2011

Tiranë, 16 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 16 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Pakti PD-PS, përçan PS. Rama-Xhafaj, ja debatet në grup për ligjet me 3/5”. Argumente të tjerë: “Vetëvritet shenjtorja Eleonorë, zbulohet letra me fjalët e fundit”; “Kastriot Islami: Edi Rama në kongres nuk bëri bashkim”; “Procedurat e reja për pasaportat biometrike, rifutet në lojë policia”; “Kriza globale dhe mungesa e etikës në ekonomi, nga Ardian Civici”; “Raporti i BB: Shqipëria e rrezikuar nga borxhi i lartë”; “Nga Tonin Gjuraj: Pjetër Arbnori i anashkaluar”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Diplomacia e shqetësuar për Shqipërinë”. Tituj të tjerë: “Formula e re e zgjedhjes së deputetëve në KQZ, zbardhet formula”; “Nga Mustafa Nano: Sa gjasa ka të bëhet një koalicion mes PS dhe LSI”; “Qeveritarë dhe biznesmenë padi gazetarëve, kërkojnë mijëra euro”; “Kur turbullohet jeta private e njeriut publik”; “Nga Jozef Dioguardi: Arsyet pse ministri i jashtëm grek erdhi në Tiranë”; “Gjendet e vrarë shenjtorja Eleonorë”; “Rritet papritur referenca doganore për automjetet”; “Nga Gëzim Tafa: Copyright-i nuk mbulohet me make-up”; “Mendjet kriminale, ndryshe nga ato normale”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Nga sot në fuqi. Vendimi, Qeveria rrit doganën e makinave”. Tituj të tjerë: “Konflikti për pronat, gjendet e vrarë me plumb në kokë shenjtorja Eleonorë”; “Mithat Havari: Si mashtron Edi Rama për prishjen e parkut Rinia në librin Kurban”; “Avokati i Popullit, PS pranon kërkesën e PD”; “Shtyhet për në dhjetor provimi i shtetit për 11 profesione”; “Gjithë kënaqësia e panairit të 14-të të librit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Deputeti i PS, Kastriot Islami: Rama u kthye në qëndrimet e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “BB: Shqipëria ndikoi në rritjen ekonomike të rajonit”; “Nga Frrok Çupi: Politika e re e vitit ‘84 si ajo e vitit 48”; “Tiranë, lë letër lamtumire, gjendet e vdekur shenjtorja Eleonorë”; “Olldashi: Unaza e madhe hapet në pranverë”; “Seks në moshë të re, kujdes, kërcënoheni nga AIDS”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kundër Fevziut. Familja: Ky është një palo libër. Flet Teuta Hoxha: Libri nuk ka fakte, është thjesht trillim”; “Vetëvritet Eleonora, letra e fundit për Zotin dhe nënën”; Gjimnazistët, drejtorja e Çajupit rreh nxënësit”; “Aksidentet, 6 mijë të vdekur që nga 1991”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Gjendet e vdekur Eleonora, zbulohen videot e konfliktit”. Argumente të tjerë: “Detajet e padisë së fëmijëve të Sali Berishës, na është cënuar nderi dhe gjendja shpirtërore”; “Nga Besnik Mustafaj: Feja, Enver Hoxha dhe familja ime”; “Pakti PS-PD. Replikat Rusmajli-Xhafaj në Kuvend”; “Vendimi: Ndryshon çmimi për shërbimet spitalore dhe importin e makinave”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE