English

Prerje e çuditshme flokësh vetëm për skuadrën dhe tifozët

Londër, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Fantazia në sportin e futbollit tregohet dhe në prerjen dhe modelin e flokëve.

Gjetja e fundit vjen nga Britania e Madhe, ku 11 lojtarët titullarë të skuadrës së Bromley FC kanë kërkuar të habisin tifozët e tyre duke dizenjuar në kokën e tyre një QR.

Kjo prerje origjinale është krijuar nga parukieri personal i sulmuesit të përfaqësueses angleze Wayne Rooney, Daniel Johnson.

Ai është impenjaur për më shumë se një orë për të krijuar çdo kompozicion, si ky në foton që po soditni. r.b/NOA

KOMENTE