Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes burri bigam, 2 gratë në gjykatë kërkojnë paratë e siguracionit
English

Vdes burri bigam, 2 gratë në gjykatë kërkojnë paratë e siguracionit

Rimini, 15 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy gra kërkojnë që të dyja që të marrin paratë e siguracionit të vdekjes së një burri shqiptar gjatë një aksidenti rrugor, dhe kjo sepse ai ishte martuar me të dyja gratë.

Burri shqiptar mbërriti si emigrant në Itali në vitin 1993 së bashku me gruan e tij të parë për të jetuar në Rimini, ku dhe gjeti punë si shofer.

Siç raporton Noa.al, pasi lindi një fëmijë, emigranti shqiptar vendos të kthehet në Shqipëri në vitin 1996 për pak kohë, për tu kthyer sërish në Itali dhe më saktësisht në Pavia, me një grua tjetër e cila pas disa vitesh i dhuroi edhe një fëmijë. Shqiptari me besim mysliman kishte kështu dy gra që i mbante së bashku.

Por në 22 shtator të vitit 2006 burri bigam vdiq në një aksident rrugor duke rënë nga një lartësi e madhe.

Që të dyja gratë janë të bindura se kanë të drejtë për shpërblim të dëmit moral dhe kërkojnë paratë e sigurimit të tij, por nuk dinë se në Itali bigamia është krim. Por pikërisht prej martesës së dyfishtë kompania e sigurimeve nuk ka lëshuar asnjë lek për asnjërën nga gratë, sepse nuk di se kujt t’ia japin atë.

Tani dy zonjat po përballen në gjykatën e Pavias e cila do të vendosë se kujt i takon ligjërisht roli i vejushës.

Sipas gjyqtarit gruaja e parë nuk jetonte më prej vitesh me të shoqin dhe në të njëjtën kohë nuk ka asnjë dokument që tregon se martesa mes tyre është zgjidhur.

Gjithsesi nga ana e gjykatës po bëhen verifikime për të parë të gjitha kushtet dhe për të vërtetuar se me kë jetonte viktima në kohën e aksidentit.

a.y/NOA

KOMENTE