English

Berluskoni: Me Montin, Italia në duar të sigurta

Romë, 16 nëntor 2011, NOA- Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni në deklaratën e parë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar u shpreh optimist për të.

“Mario Monti do të jetë një bashkëpunëtor i mirë, unë e shoh me optimizëm qeverinë e tij, pasi kjo është një qeveri me profil të lartë teknik”, u shpreh Berluskoni.

Sipas tij, me Montin Italia është në duar të sigurta.

Mario Monti së bashku me kabinetin e tij qeverisës u betua para Presidentit Giorgio Napolitano dhe popullit italian: “Betohem se do jem besnik i Republikës duke u bazuar në Kushtetutë e ligj, në interes të kombit”.

a.y/NOA

KOMENTE