Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I mërzitur nga tymosja e marijuanës, arreston prindërit duke i dërguar foto policisë
English

I mërzitur nga tymosja e marijuanës, arreston prindërit duke i dërguar foto policisë

SHBA, 17 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Një djalosh nga Minnesota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë që prindërit e tij, nëna dhe njerku, të arrestoheshin duke fotografuar drogën që ata përdornin dhe i ka dërguar në polici së bashku, me ndihmën e babait të vërtetë.

Djali 11-vjeçar, i mërzitur nga era dhe tymi që shkaktonte tymosja e marijuanës, i ka pohuar autoriteteve se ishte ankuar shumë herë tek e ëma për këtë fakt, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Më tej ai vendosi vetë që të bisedonte me babain e tij biologjik mbi faktin se e ëma dhe njerku drogoheshin. I ati, e këshilloi të fotografonte marijuanën dhe të bënte pikërisht këto veprime që ai i ndoqi.

Agjentët e antidrogës u futën në shtëpinë e Heidi Siebenaler dhe Mark Siebenaler në Ravenna Township, në Minnesota dhe i arrestuan të ëmën dhe njerkun për konsumim të substancave haluçinogjene.

Gruaja u vetëmbrojt në një emision televiziv të KMSP-TV, duke deklaruar se bashkëshorti i saj tymos marijuanë për qëllime terapeutike.

r.b/NOA

KOMENTE