Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transplantohet një zemër artificiale e monitorueshme nëpërmjet internetit
English

Transplantohet një zemër artificiale e monitorueshme nëpërmjet internetit

Itali, 17 nëntor NOA - Një ndërhyrje tepër e rëndësishme kirurgjike në Institutin Klinik Humanitas të Rozzano në afërsi të Milanos: është transplantuar një zemër artificiale e një gjenerate të re, realisht një VAD (Ventricular Assist Device) në gjendje që të komunikojë me internetin për të monitoruar të gjithë të dhënat e mundshme. Është hera e parë që është arritur një ndërhyrje e tillë në Itali. Avantazhet e kësaj teknologjie janë të shumta: lehtësohet dhe përshpejtohet leximi dhe kontrolli i informacioneve të lidhura me funksionin e kësaj pompe që suporton muskulin kardiak. Është një shembull konkret i zhvillimit të teknologjisë në shërbim të shëndetit. Impianti i VAD tek një pacient 65 vjeçar është drejtuar nga një ekip mjekësh të drejtuar nga doktori Ettore Vitali, përgjegjës në Departamentin Kardiovaskular. VAD peshon gati gjysmë kilogrami dhe futet në pjesën e poshtme të barkushes së majtë duke ndihmuar në pompim. Ndërhyrja e ekipit të mjekëve italianë mbi një pacient është e 19-ta në mbarë botën e këtij lloji. r.b/NOA

KOMENTE