English

Liverpul shfaq interes për Coutinho

Londër, 18 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Skuadra angleze e Liverpulit është në kërkim të talenteve të rinj, kurse në krahun tjetër gjendet përballë një lojtari si Philippe Coutinho i cili është lodhur duke qëndruar në pankinë, për të mos thënë në tribunë.

“Reds-at” dhe braziliani në këtë mënyrë kanë diçka të përbashkët dhe sipas sitit anglez “Metro” klubi i Anfield Road është i gatshëm për të përgatitur një ofertë në drejtim të Interit për fantazistin zikaltër që është blerë nga Vasco de Gama.

Liverpuli është i gatshëm të ofrojë një shumë prej 7 milionë sterlinash ose afro 10 milione euro, për ta marrë atë në Angli, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE