Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një person akuzohet se tentoi të vriste Obamën
English

Një person akuzohet se tentoi të vriste Obamën

Uashington 18 nëntor 2011, NOA - Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar personin Oskar Ortega-Hernandez, 21 vjeçar, për përpjekje për vrasjen e presidentit Barak Obama, pasi ai ka shtënë me armë në Shtëpinë e Bardhë.

Ortega-Hernandez është paraqitur mbrëmë në një gjykatë në Pitsburg të Pensilvanisë, për t’i dëgjuar akuzat ndaj tij, të cilat mund të rezultojnë me dënimin maksimal, që është burgimi i përjetshëm.

Sipas dosjes së gjykatës, një dëshmitar, që e ka njohur të dyshuarin në Ajdaho, prej nga ai është, tha se ai “dëshironte ta dëmtonte” Obamën, të cilit i referohej si “djall dhe anti Krisht”.

Në incidentin e 11 nëntorit, shumica e plumbave e qëlluan pjesën e jashtme të ndërtesës, por njëri pjesërisht e theu dritaren me xham anti-plumb. Policia e gjeti një pushkë gjysmë automatike në një automobil të braktisur, disa orë më vonë.

Presidenti Obama dhe familja e tij në kohën e të shtënave nuk ishin në Uashington dhe askush nuk është lënduar.

NOA/RFE

KOMENTE