English

Policia flet për të arrestuarit e operacionit “Dimri”

Korçë, 17 nëntor 2011, NOA- Policia e Korçës në një reagim zyrtar të saj ka sqaruar emrat e të arrestuarve të operacionit të koduar “Dimri” të cilëve iu gjetën 10 kilogramë kanabis sativa.

Të ndaluarit e këtij operacioni janë Jani Haska, 41 vjeç banues në lagjen 17 Korçë ish- punonjës policie, Rigels Shalcanj 21 vjeç banues në lagjen 8 Korçë dhe Naumand Cico, 21 vjeç banues në lagjen 17 Korçë.

Siç raporton agjencia e lajmeve Noa.al, hetimet për këtë operacion kanë nisur dy muaj më parë në sajë të informacioneve të marra se tre personat e ndaluar ushtronin veprimtarinë e “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”.

Për rrjedhojë arrestimi i tyre u bë në flagrancë në lagjen nr 17 në vendin e quajtur “Tregu i fruta perimeve” në qytetin e Korçës.

Mësohet se më momentin e ndalimit këtyre shtetasve, iu janë gjetur dhe sekuestruar 10 kilogramë bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa, 3 automjete: një automjet Mercedes Benz me targa KO 9338 B, ku në brendësi të së cilit është konstatuar sasia e bimës narkotike, e amballazhuar në një thes me ngjyrë të bardhë, dhe 2 qese të zeza plastmasi të cilat gjendeshin në pjesën e pasme të këtij automjeti.

Më tej u sekuestrua edhe një automjet i markës Audi A3, me targe 576H061, një automjet tip Opel Astra, me targa YXT 2781, 1200 Euro, 5000 lekë të reja, 3 aparate telefonike dhe 2 pasaporta biometrike.

a.y/NOA

KOMENTE