English

Trafiku i drogës, shkëmbim zjarri me policinë greke në kufi

Greqi, 18 nëntor 2011, NOA - Trafikantët e drogës dhe policia greke janë përplasur mbrëmjen e djeshme në kufirin greko-shqiptar. Mediat greke raportojnë se një përleshje mes 3 trafikantëve dhe forcave të policisë greke ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes në vendin e quajtur Loridha Sajadh, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Sipas të dhënave të para, tre persona që udhëtonin nga kufiri shqiptar drejt Greqisë, me disa çanta janë pikasur nga policia dhe mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur , ndërkohë që pas përplasjes, tre personat kanë braktisur çantat dhe kanë hyrë në territorin shqiptarë.

Policia greke ka bërë të ditur se ka sekuestruar 337 kg drogë e tipit kanabis sativa.

a.k/NOA

KOMENTE