Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votëbesohet qeveria Monti
English

Votëbesohet qeveria Monti

Romë, 18 nëntor 2011, NOA – Mario Monti dhe qeveria e tij teknokrate fiton votëbesimin edhe në Dhomën e Ulët. Qeveria ka marrë 556 vota "pro" dhe 61 vota kundër. Votimi u bë pasi kryeministri i ri kishte paraqitur programin e qeverisë së tij të reformave për të trajtuar problemet ekonomike të vendit si dhe uljen e borxhit. Bordi qeveritar përbëhet nga 17 ministrat.

Të enjte , gjatë fjalës së tij në Parlament Monti tha se qeveria e tij do të jetë në gjendje t`i rezistojë presionit të tregjeve, ndërsa theksoi se do të jetë në kontakt me krerët e shteteve evropiane. "Evropa po përjeton vitet më të vështira që pas luftës”, konfirmoi ish-komisioneri evropian duke nënvizuar se projekti evropian nuk mund të mbijetojë me një dështim të mundshëm të unionit monetar. "Kjo është qeveria e angazhimit kombëtar. Kjo do të thotë se ajo do të marrë përsipër detyrën për rivendosjen e marrëdhënieve civile dhe institucionale. Nëse do të dështojmë, nëse nuk do të arrijmë reformat që duhen, atëherë do t`u nënshtrohemi të gjithë kushteve më të vështira", tha Mario Monti.

a.q/NOA

KOMENTE