Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Evropa, në testin e saj më kritik
English

Evropa, në testin e saj më kritik

Kriza e borxheve, në mënyrë brutale, i ka zbuluar të gjitha të çarat në bashkimin politik dhe monetar: borxhi publik i akumuluar për një dekadë, mungesa e konkurrencës së disa ekonomive kombëtare dhe mangësitë e disa marrëveshjeve evropiane...

Nga Guido Westerwelle

...Përkundër përpjekjeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, ende nuk është kthyer besimi i tregjeve financiare.

Ka forca që kanë vënë bast në shkatërrimin e Eurozonës. Çfarë do të thotë kjo aktualisht, pasi Eurozona është shtyllë ekonomike e Bashkimit Evropian?

Jostabiliteti i saj, në mënyrë direkte, ka ndikuar në shtetet jashtë zonës së euros dhe në tregjet financiare globale. Erozioni i Eurozonës do ta shkatërronte Evropën si projekt politik.

Stabilizimi i Eurozonës është në interes të të 27 anëtarëve të BE-së, e jo më pak të Britanisë së Madhe, me lidhjet e saj ekstremisht të afërta ekonomike.

Koha për të gjetur zgjidhje po kalon shpejt. Tri çështje duhet të bëhen në mënyrë urgjente, që të rikthehet besimi i popullit dhe i tregjeve në Evropë.

Çështja e parë është që Qeveria e Greqisë, pa vonesë të mëtejshme, t’i miratojë dhe zbatojë reformat e domosdoshme. Është urgjente që shtetet dhe bankat të mbrohen nga infektimet.

Kjo përfshin implementimin e vendimeve të Këshillit të Evropës për përfshirjen e sektorit privat, rikapitalizimin e bankave dhe rritjen e “fitilit” të Kapacitetit të Stabilitetit Financiar Evropian.

Së dyti, duhet një strategji e qartë e konkurrencës dhe e rritjes, ku përfshihet kompletimi i tregjeve të vetme, duke i zgjeruar sektorët e rritjes, si energjia dhe teknologjia informative, si dhe duke krijuar më tepër ambient miqësor për ndërmarrje.

E rëndësisë madhore është të theksohen më tepër inovimet, arsimi dhe kërkimi në buxhetet e BE-së. Ekonomitë dhe politikat financiare duhet të koordinohen për së afërti.

Së treti, në të ardhmen, ne duhet ta avancojmë bashkimin monetar në bashkim të stabilitetit.

Buxheti i shëndoshë nuk është ide fikse e Gjermanisë, e bazuar në përvojën historike të hiper-inflacionit. Është në interesin e Evropës si e tërë. Përkushtimet vullnetare dhe kthesat për borxhe janë të domosdoshme, por nuk mjaftojnë.

Nëse ne dëshirojmë që gjërat t’i ndryshojmë, në mënyrë që ato të mos kthehen më, nuk duhet t’i shmangemi plotësimit të marrëveshjeve.

Për kapërcimin e problemeve, Eurozonës i duhet integrim më i thellë nëpërmjet qeverisjes më të ashpër ekonomike dhe rregullave më strikte për paktin e stabilitetit.

Por, sfidë është që kjo të menaxhohet pa krijuar ndarje brenda Bashkimit Evropian.

Ndryshimi i Marrëveshjes së Bashkimit Evropian, në nivelin 27, është mënyra më e mirë për parandalimin e shkyçjes ndërmjet Eurozonës dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Ky ndryshim do të kërkojë vullnet politik të konsiderueshëm. Por, nëse dështojmë të gjejmë guxim për ta bërë këtë tani, Evropa do të mbetet vazhdimisht e prekshme nga krizat. * Ministër i Jashtëm i Gjermanisë

KOMENTE