Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pack: Në Maqedoni po rritet nacionalizmi
English

Pack: Në Maqedoni po rritet nacionalizmi

Bruksel, 19 nëntor 2011, NOA - Eurodeputetja gjermane nga radhët e Partive Popullore, Doris Pack deklaroi se në Maqedoni po rritet nacionalizmi, duke i cilësuar zhvillimet e fundit, të rrezikshme për vendin.

Këtë deklaratë zonja Pack e bëri në kuadër të një debati midis anëtarëve të Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian.

Eurodeputetja nënvizoi se nuk beson se Maqedonia do të marrë në dhjetor datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), sidomos pas ndryshimeve të fundit në Greqi.

“Nuk besoj dhe kjo është ndjenjë e imja, dhe se sipas asaj, që kam dëgjuar, vështirë do të jetë. Ne nuk posedojmë mjete për t’i imponuar një vendi, që të bëjë diçka”, ka deklaruar eurodeputetja gjermane.

Sipas saj, zgjatja edhe më tej e datës së fillimit të negociatave, do të shkaktojë më tepër nacionalizëm dhe kjo do të shkaktojë probleme edhe në vendet fqinje.

“Një situatë e tillë është e rrezikshme, pasi Maqedonia vërtet ishte në rrugë të mirë pas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tani ka shumë sinjale për rritjen e nacionalizmit”, u shpreh eurodeputetja gjermane Doris Pack.

INA/NOA

KOMENTE