English

Prezantohet tableta HTC 4, ka risi

SHBA, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - HTC 4, është një emër i thjeshtë dhe goxha i admirueshëm për tabletën tajvaneze që do të prezantohet në fillim të vitit 2012.

Dhe emërtesa 4, është zgjedhur në sajë të procesorit core (quad core) Nvidia Tegra 3.

Tashmë është publikuar dhe fotoja e parë e kësaj aparature, e cila është shfaqur në foton ilustruese që shihni përbri këtij lajmi.

HTC 4 do të jetë pjesë e grupit, me një ekran me rezolucion 1280×768 pixel dhe madhësia e tij do të jetë 10.1 polsh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Procesori do të shoqërohet nga një RAM 1GB, ndërsa memoria do të jetë 16 GB, por e zgjerueshme nëpërmjet mikro-skedave SD.

Nuk do të mungojnë gjithashtu 2 kamera, një frontale 1.3 megapixel (720p video) dhe e pasmja, e cila duhet thënë se ngjason pak skarso për të qenë e vërtetë: 2 megapixel, me videoregjistrim Full HD 1080p.

r.b/NOA

KOMENTE