Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Putin fërshëllehet për të parën herë në karrierë
English

Putin fërshëllehet për të parën herë në karrierë

Moskë, 21 nëntor 2011, NOA – Kryeministri rus Vladimir Putin fërshëllehet në publik për të parën herë në karrierën e tij politike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Befasia ndodhi mbrëmjen e të dielës në kompleksin sportiv “Olimpiski” në kryeqytetin rus, kur po zhvillohej një ndeshje e arteve marciale.

Në fund të garës, kryeministri rus u ngjit në ring, përshëndeti rusët për fitoren, por publiku i pranishëm në sallë e fërshëlleu në mënyrë të zhurmshme.

Skena e sikletshme për kryeministrin rus u filmua nga televizioni shtetëror, por më pas u fshi pas replikave me shërbimin e truprojave.

Por, një pasazh i fërshëllimave mund të shihet tashmë në internet.

mit/NOA

KOMENTE