English

Arrestohet vrasësi i Luan Pujës

Durrës, 21 nëntor 2011, NOA- Policia e Durrësit ka vënë në pranga 65 vjeçarin Andrea Berberi si i dyshuari kryesor për vrasjen e pasdites së sotme.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë për agjencinë e lajmeve Noa.al se, rreth orës 14.50, në lagjen Nr. 15 Durrës, në afërsi të ish Fabrikës së Konservimit është vrarë me armë zjarri shtetasi Luan Puja, 42 vjeç, me profesion elektricist.

Në mënyrë të menjëhershme pas marrjes dijeni për ngjarjen, në vend kanë shkuar shërbime policie të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen brenda 15 minutave të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Andrea Berberi.

Nga të dhënat e para të grumbulluara pavarësisht vijimit të hetimeve rezulton se ngjarja ka pasur si motiv një konflikt të para disa viteve midis palëve, komshinj me njëri-tjetrin. Nga verifikimet e para rezulton se ky konflikt ka gjeneruar në një zënkë të ndodhur më datë 26 prill të këtij viti, ku viktima ka qëlluar me sende të forta autorin, ngjarje e cila ka kaluar për gjykim në gjykatë.

a.y/NOA

KOMENTE