Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim në Sarandë, tritol lokalit
English

Shpërthim në Sarandë, tritol lokalit

Sarandë, 22 nëntor 2011, NOA – Një shpërthim është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Sipas deklaratës zyrtare të policisë së qytetit, rreth orës 05:00 në lagjen “Nr. 1” në ambientet e jashtme të një objekti 1 katësh i cili ka shërbyer si disko, i cili ndodhet ngjitur me hotel “Butrinti” ka ndodhur një shpërthim.

Ky objekt është marrë me qera nga shtetasi F. A., 41vjeç, banues në Delvinë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nuk ka persona të lënduar dhe se nga shpërthimi është dëmtur dera e jashtme e diskos.

Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë së e Rrethit Sarandë po punohet për zbulimin e llojit të lëndës plasëse të përdorur, motiveve dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

a.q/NOA

KOMENTE