Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova dhe Shqipëria së bashku në Samitin e Bosforit, mungon Serbia
English

Kosova dhe Shqipëria së bashku në Samitin e Bosforit, mungon Serbia

Stamboll, 23 nëntor, NOA - Nis në Stamboll punimet Samiti i Dytë Rajonal i Bashkëpunimit të Bosforit, nën temën "Ndryshimi Rajonal dhe Zhvillimi". Mes 41 vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, Shqipëria figuron të jetë njëra prej tyre me përfaqësuesit e saj në këtë samit. Kështu, ekspertët shqiptarë gjenden mes 200 zyrtarëve dhe biznesmenëve të vendeve të rajonit që marrin pjesë në të. Madje në këtë samit, merr pjesë edhe Kosova, si një shtet anëtar, me të drejta të plota, ndërsa Serbia nuk është e pranishme.

Samiti i Dytë Rajonal i Bashkëpunimit të Bosforit, është duke u paraqitur si një rival i Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Ai ka tërhequr edhe pjesëmarrjen e udhëheqësve të tillë të njohur nga rajoni, si presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviç; atij arabi Princi Muqrin bin Abdul-Aziz Al Saud, si dhe kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentit turk, Abdullah Gyl.

Platforma për Bashkëpunim Ndërkombëtar (ICP), e cila edhe organizoi takimin, u krijua për të ndihmuar në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, politike dhe kulturore midis Turqisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikën Veriore, Azinë Qendrore dhe në Ballkan.

Vendet që marrin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, sipas mediave turke, përfshijnë Shqipërinë, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnjën, Bullgarinë, Algjerinë, Palestinën, Gjeorgjinë, Iranin, Irakun, Katarin, Kazakistanin, Kirgistanin, Kosovën, Libinë, Libanin, Hungarinë, Maqedoninë, Rumaninë, Egjiptin, Uzbekistanin, Rusinë, Pakistanin, Tunizinë, Turkmenistanin, Sirinë, Greqinë dhe Ukrainën.

n.e/NOA

KOMENTE