English

Në Premier League kërkojnë Ilicic

Londër, 23 nëntor NOA - Ilicic është një lojtar që po bëhet gjithnjë e më shumë objekt dëshire i shumë klubeve të mëdha evropiane. Janë të shumta sidomos klubet që militojnë në kampionatin anglez të Premier League që kanë shfaqur një interes të madh për lojtarin në fjalë. Pikërisht në lidhje me këtë fakt orët e fundit presidenti i Palermos, Zamparini ka fiksuar dhe çmimin e lojtarit: duhen 30 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e tij. Sipas të përditshmes angleze Daily Mail mbi të gjitha, janë tre skuadra angleze që kërkojnë me ngulm Ilicic dhe bëhet fjalë për Arsenal, Chelsea dhe Tottenham. r.b/NOA

KOMENTE