Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi, raporti i BE: Në rrezik jeta e kafshëve ujore, po pakësohen përditë
English

Alarmi, raporti i BE: Në rrezik jeta e kafshëve ujore, po pakësohen përditë

Bruksel, 24 nëntor, NOA - Biodiversiteti në liqenet dhe lumenjtë e Evropës është duke u pakësuar. Alarmi jepet nga një raport i fundit i publikuar nga Komisioni Evropian, sipas të cilit, ndotja, mbipeshkimi, humbja e habitateve dhe futja e specieve pushtuese nëpër ujëra, kërcënojnë një numër të madh peshku, molusqesh, kërmijsh dhe bimësh. Por ky raport, i cili përfshin edhe Shqipërinë, citon gjithashtu, se as situata për kafshët në tokë nuk është më e mirë.

Kështu, Komisioni Evropian ka paralajmëruar për një "rënie alarmuese" në trashëgiminë natyrore të kontinentit këtë javë me një raport të ri për speciet e rrezikuara.

Sipas tij, peshqit e ujërave të ëmbla, amfibët, bimët vaskulare dhe mbi të gjitha, molusqet janë nën kërcënim të veçantë, sipas "Listës së Kuqe Evropiane", e cila shqyrtoi shëndetin e 6.000 llojeve speciesh të ujërave në lumenjtë dhe liqenet e Evropës.

"Ekosistemet në ujërat e ëmbla evropiane, janë me të vërtetë nën kërcënime serioze që kërkojnë veprime urgjente konservimi", tha koordinatori i studimit, Annabelle Cuttelod në një deklaratë të posaçme. Duke shtuar se ndotja e ujit, mbipeshkimi, humbja e habitateve dhe futja e specieve jo-autoktone, janë që të gjithë përgjegjës për rënien e nivelit të specieve ujore në Europë.

Studimi është punuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Sipas tij, rreth 44 për qind të të gjitha molusqeve të ujërave të ëmbla, 37 për qind e peshkut po në këto ujëra, si dhe 23 për qind e amfibëve janë tani nën kërcënim.

Rreth 20 për qind e molusqeve tokësore, 19 për qind e zvarranikëve, 15 për qind e të dy gjitarët dhe pilivesa dhe 13 për qind e zogjve janë kërcënuar gjithashtu, tregoi gjithashtu hulumtimi. n.e/NOA

KOMENTE