Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Falendrimeve, Obama “fal” gjelat
English

Dita e Falendrimeve, Obama “fal” gjelat

Uashington, 23 nëntor 2011, NOA- Mund t’ua shtyjmë ditën e falendrimeve këtyre gjelave, në të kundërt do të përfundonin në një tavë me patate.

Me batuta dhe ironi, i shoqëruar nga të bijat Malia e Sasha dhe përpara disa studentëve të shkollave publike në Washington, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka “falur” dy gjela në Rose Garden të Shtëpisë së Bardhë.

Ceremonia e “faljes së gjelave” prej 64 vitesh bën pjesë në festimet për ditën e Falenderimeve që festohet ditën e nesërme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy gjelat të cilët u falenderuan dhe falën në vend që të përfundojnin të gatuar ashtu s i e do tradita, quhen Liberty dhe Peace, janë 19 javësh dhe peshojnë 20.4 kilogramë.

Janë rritur që të dy në Willmar, në Minnesota, nën mbikqyrjen e Richard Huisinga, President i Federatës kombëtare të Gjelave.

Ndërkaq për dy gjelat ishte organizuar edhe një konferncë për mediat, ku dy gjelat mësuan të përgjigjen duke bërë glu, glu, por pa thënë asgjë në të vërtetë.

a.y/NOA

KOMENTE