English

Milan, në sulm për Pogba

Milano, 24 nëntor NOA - Një talent i ri i vitit 1993 është bërë pjesë e objektiva të Milanit. Kuq e zinjtë dhe së bashku me to dhe një pjesë e madhe e Evropës së futbollit (lista e ekipeve si Barcelona, Real, Juve, Inter dhe City), kanë hedhur sytë tek Paul Pogba, mesfushor i Manchester United i cili është bërë tepër popullor falë vendimit të marrë nga FIFA në lidhje me transferimin e tij në Premier League. Faktet pohojnë, se lojtari është në skadencë të kontratës së tij dhe gjendet pranë transferimit tek Milani. Mund të themi se janë vetëm zëra merkatoje, por janë zëra që orët e fundit janë shtuar së shumti dhe janë marrë në konsideratë nga të gjithë. Në Angli mediat kanë nisur dhe krahasimet ku Pogba shihet dhe krahasohet me Vieira. r.b/NOA

KOMENTE