English

Thaçi: Kroacia, ndihmë e mbështetje drejt integrimit

Prishtinë, 23 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç. Gjatë bisedës mes dy politikanëve u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, ku Kryeministri Thaçi ka ritheksuar miqësinë mes Kosovës dhe Kroacisë për shkak të kaluarës së përbashkët të luftës për liri dhe përcaktimit për vlerat euro-atlantike të dy vendeve.

Thaçi i tha mysafirit se, “Populli i Kosovës dhe populli kroat kultivojnë ndjenja të respektit të ndërsjellë, ndërsa theksoj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve”. Në të njëjtën linjë edhe kryeparlamentari kroat Luka Bebiç ka shprehur gatishmërinë e shtetit kroat për vazhdimin marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.Në takim është vlerësuar mbështetja e Republikës së Kroacisë me përvojën e saj në procesin e integrimeve europiane është i mirëpritur për Kosovën.

a.y/NOA

KOMENTE