Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk e kënaq në shtrat, gruaja anulon martesën
English

Nuk e kënaq në shtrat, gruaja anulon martesën

Ibadan, 24 nëntor 2011, NOA- Burri nuk kënaq gruan në shtrat dhe për këtë shkak anulohet martesa.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Nigeri ku një gjyqtar i gjykatës së Ibadan i dha të drejtë gruas duke zgjidhur martesën.

Gruaja e akuzuar se tradhëtonte të shoqin nuk i mohoi akuzat por shkoi më tej duke thënë para gjykatësit se, “Shkoja me burra të tjerë sepse im shoq nuk më kënaqte”.

Ai që kishte hapur gjyqin ishte i shoqi, një kamionist, i cili kërkonte që gjykata ta lironte nga e shoqja duke e akuzuar për tradhëti dhe se i vidhte përditë nga portofoli 3 euro të cilat i harxhonte me dashnorët e radhës.

Këto fakte u konfirmuan nga vetë gruaja e cila pohonte vazhdimisht, se nëse i shoqi do ishte në gjendje që ta kënaqte në shtrat ajo nuk do ishte drejtuar te meshkuj të tjerë.

Gruaja i tha gjykatësit se i shoqi harxhonte para për të blerë kanabis, çka sipas saj e kishte bërë edhe pasiv në shtrat.

Në përfundim të seancës gjykatësi i dha të drejtë gruas dhe zgjidhi martesën e cila zgjaste prej 9 vitesh, duke i dhënë gruas dy fëmijët ndërsa e dënoi burrin që ti paguante të shoqes rreth 40 euro në muaj për mbajtjen e fëmijëve.

a.y/NOA

KOMENTE