English

Poker dhe loto sportive, padi penale për dy pronarë lokalesh

Pogradec, 25 nëntor 2011, NOA – Ndaj dy pronarë lokalesh në Pogradec ka nisur procedimi penal, pasi akuzohen për organizim lojërash fati dhe lotarish të palicencuara. Çelnik Feti Halilaj 47 vjeç, banues në fshatin Udenisht dhe Klaudio Besnik Bregu 23 vjeç, banues në lagjen Nr. 1 Pogradec, janë ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit në lokalet e tyre janë sekuestruar kompiutera për lloto dhe një tavolinë pokeri.

Tavolina e lojës së pokerit dhe kompjuteri së bashku me aksesoret përkatës për mbushjen e biletave sportive, janë sekuestruar nga policia.

Të dy pronarët e lokaleve nuk kanë pasur dokumente për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

a.k/NOA

KOMENTE