English

Vrasja në Kurbin, arrestohet 20-vjeçari

Kurbin, 25 nëntor 2011, NOA - Policia e Kurbinit ka arrestuar 20-vjeçarin Eldon Kola, i cili dyshohet si autor i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet. Sipas policisë Kola ka vrarë për motive të dobëta Kastriot Bozin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 18:00, në fshatin Skuraj pas një sherri mes dy personave.

Pas ofendimeve, Kola ka marrë armën dhe ka qëlluar në oborrin e banesës së tij Kastriot Bozi, duke e lënë të vdekur.

Raportohet se policia ka sekuestruar dhe armën e krimit. Prej dy ditësh autori i dyshuar ka mundur të shmangë policinë, pavarësisht postblloqeve të ngritura nga kjo e fundit. Kastriot Brozi 34-vjeç dhe nga banorët e fshatit Skuraj të Kurbinit cilësohej si jo joproblematik. Ndaj tij, Kola qëlloi me mbi 20 fishekë.

a.k/NOA

KOMENTE