Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipt, vazhdojnë protestat kundër Këshillit Ushtarak
English

Egjipt, vazhdojnë protestat kundër Këshillit Ushtarak

Egjipt, 26 nëntor, 2011, NOA - Mbi 100.000 njerëz dolën sërish në sheshin qendror të Kairos Tahrir dhe në qytete të tjera për të kërkuar dorëheqjen e Këshillit të Lartë Ushtarak i cili e drejton vendin që nga rrëzimi i ish-presidentit Hosni MubarakEgjipt. Protestat drejtoheshin edhe kundër kryeministrit të ri Kamal al-Gansuri të emëruar nga Këshilli ushtarak. Gansuri, i cili ka qenë për një kohë kryeministër edhe nën sundimin e Mubarakut premtoi në një fjalim televiziv se do t'i shërbejë vendit të tij.

Por ai tha se nuk mund të formojë kabinetin para se të ketë përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare të hënën. Protestat ishin kryesisht paqësore, policia nuk ka ndërhyrë.

NOA/DV

KOMENTE