Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE në alarm për trafikun ajror, “shpëtojnë” Shqipëria e Rusia
English

KE në alarm për trafikun ajror, “shpëtojnë” Shqipëria e Rusia

Bruksel, 26 nëntor 2011, NOA - Komisioni Europian jep alarmin mbi trafikun ajror, i cili rrezikon të bllokohet. Këtë javë KE përfshiu në listën e zezë të fluturimeve 273 kompani ndërkombëtare për mosrespektim te rregullave, nga e cila u përjashtua vetëm Shqipëria dhe Rusia.

Komisioneri përgjegjës për transportet në BE, Siim Kallas, tha se vetëm pesë vende të BE kanë respektuar orarin e vendosur nga programi “Qiej të hapur”, për ta bërë më modern dhe efikas sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Duke u bazuar në situatën aktuale, objektivi për të arritur në eliminimin e vonesave në fluturime për vitin 2014, nuk mund të arrihet. Kështu, njofton KE, do të humbasin të gjitha mundësitë për të kursyer kostot vjetore të barabarta me 920 milionë euro, që lidhen me frekuencat e zgjerimit të vonesave. Për të arritur objektivat dhe kohën e humbur, bën me dije KE, ka ende një tjetër mundësi në vitin e ardhshëm. Më pas do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë ritmet me një sektorë që regjistron një rritje të fluturimeve në Europë me 5% në vit dhe që duhet të shënojë dyfishim të numrit të fluturimeve që qarkullojnë në hapësirën europiane, brenda vitit 2030. a.q/NOA

KOMENTE