English

“Jehona labe” fiton festivalin e 10-të të Isopolifonisë

Vlorë, 27 nëntor 2011, NOA – Isopolifonia, një nga trashëgimitë më të paçmuara e origjinale të gurrës popullore shqiptare ishte ngjarja kulturore në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, që gjallëroi jetën artistike në qytetin e Vlorës, aq i dëshiruar për aktivitete artistike.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al bën me dije se festivali i Isopolifonisë mblodhi në datat 25-26 nëntor 19 grupe polifonike kryesisht nga jugu i Shqipërisë, Kosova e Mali i Zi.

Festivali u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Labëria”, dhe u prit me interes nga artdashësit vlonjatë dhe grupet e mbërritura nga treva të ndryshme të vendit për festimet e Pavarësisë.

Mes duartrokitjesh të shumta kanë performuar pjesët origjinale të rinjtë e grupit “Fushë Kosovë”, të cilët vallëzuan ritmet shqiptare të veshur nën ngjyrat kuqezi.

Festivalin e Isopolifonisë e mbylli grupi Cipini, ndërkohë që çmimin e parë të edicionit të këtij viti e fitoi grupi “Jehona labe”.

mit/NOA

KOMENTE