English

Mbytet anija, 30 klandestinë të zhdukur

Brindizi, 27 nëntor 2011, NOA – Një anije me flamur amerikan është mbytur në afërsi të brigjeve të Brindizit. Për pasojë, sipas mediave italiane, 2 persona janë mbytur dhe rreth 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar kur, anija me vela me emrin Gloria, në bordin e së cilës kishte të paktën emigrantë klandestinë të ardhur nga Azia, ka nisur të fundoset.

Shkaqet nuk dihen ende, por mediat raportojnë se, gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet me helikopter për të mbijetuar të tjerë, pasi 41 të parët kanë mbërritur në breg. Policia informon se për tragjedinë është lajmëruar nga një kalimtar.

a.q/NOA

KOMENTE