Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Pavarësisë festohet në Çikago
English

Dita e Pavarësisë festohet në Çikago

Çikago (SHBA) 28 nëntor 2011, NOA - Nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago shfaqën program të pasur për nder të Ditës së Pavarësisë. Salla në qendrën kulturore dhe fetare shqiptare ishte e stolisur me flamuj kuq e zi dhe amerikan. Programin festiv të fatosave të vegjël shqiptaro-amerikan kishin ardhur që të bëhen pjesë e tij prindërit,veprimtarët e shoqatave dhe asociacioneve tjera politiko-kombëtare të KSH-së.

Programin për Pavarësinë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Shukri Osmani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë për Emigracion në Shkup dhe Jakup Rexhepi, Konzull i Maqedonisë në Çikago. Fëmijët e vegjël të veshur me kostume kombëtare me ngjyrat e flamurit,e çelën programin me këndimin e dy himneve shqiptar dhe amerikan. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Qendrës Shqiptare Islame Zaim Shaqiri,i cili theksoi se Festa e Flamurit në udhët tona të historisë na bashkoj dhe na ka dhënë frymë të re për të shkuar përpara.

Ata që erdhën dhe ata që lindën në Amerikë,është vështirë të mbetesh shqiptar,kështu e nisi përshëndetjen e tij Nuri Ibrahimi, drejtor i shkollës shqipe. Libri shqip dhe gjuha jonë e bukur me tërë larushinë na mbajnë me sy dhe zemër kah atdheu shqiptar,e thanë përmes duartrokitjeve fatosat e vegjël dhe mësuesit e shkollës shqipe.

Nën tingujt e muzikës shqiptare fatosat e vegjël recituan,kënduan dhe vallëzuan për Ditën e Pavarësisë. Me ritmin dhe gëzimin ata vallëzuan vallen e “Shotës” dhe kënduan këngën “Xhamadani vija-vija”, që në vete gërshetonte hartën e gjeografisë të Shqipërisë Etnike me koloritin e Kosovës heroike. Për të vazhduar me vallen e Pogonishtës që nuk pushuan duartrokitjet frenetike për masazhin që dërgonin fëmijët e vegjël shqiptarë nga Amerika për tokën dhe atdheun. Këtu parakaluan të veshur kuq e zi pëllumbat e vegjël të mërgimit Sali Hoxha,Lejla Nebiu,Adem Osmani,Amira Biba,Ana Osmani,Besim Sylejmani,Pranvera Biba,Elemdin Stafa e tjerë. Ndërsa,si zogu nga dega dual para skenës Bajram Asani duke ekzekutuar në pentogramin e pianos tinguj të zgjedhur nga pentagrami,kurse Azir Bajrami tregoj talentin e tij përmes tingujve të kitarës.

Këtë program festiv e begatoj me librat shkollor Shukri Osmani,që kishte sjellë më vete nga Shkupi si Abetaren mbarëkombëtare dhe lektyrën tjetër të nevojshme dhe sipas programit të shkollës shqipe.Do theksuar se Drejtoria për Migracion në Shkup po rrinë afër më shkollën shqipe,,Kongresi i Manasitirit, në Çikago.Ka asociacion për emigracionin premton se nga Shkupi do të nisë edhe shumë libra tjerë të natyrës shkollore sipas programit të shkollës dhe për moshën e fatosave tanë.

INA/NOA

Në foto: Gjatë festimeve në Çikago

KOMENTE