Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EuroBarometri: 1 në 5 evropianë, në panik nga kriza financiare
English

EuroBarometri: 1 në 5 evropianë, në panik nga kriza financiare

Bruksel, 27 nëntor, NOA - Anketa e fundit e EuroBarometrit, organizuar me 26.840 qytetarë evropianë të moshës 15 dhe lart, të intervistuar në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, tregon sesi kriza ekonomike dhe niveli i lartë i terrorizmit, janë në rendin e ditës për ta. E publikuar në mediat e huaja, kjo anketë ofron një analizë të hollësishme të mënyrës me të cilën siguria e brendshme është perceptuar si në nivelin e Bashkimit Evropian, ashtu edhe brenda shteteve anëtare individuale të tij. Anketa e botuar e Eurobarometrit, shoqëron raportin e parë vjetor për zbatimin e Strategjisë së Sigurisë të Brendshme të BE-së (ISS).

Rezultatet kryesore të këtij Eurobarometri: - Sfidat kryesore të sigurisë evropiane, të identifikuara nga të paktën 1 në 5 evropianë, janë kriza ekonomike dhe financiare (34%), terrorizmi (33%) dhe krimit të organizuar (21%). Varfëria, emigracioni i parregullt, korrupsioni, çështjet e mjedisit, ndryshimi i klimës, fatkeqësitë natyrore dhe bërthamore, si edhe siguria e kufijve të BE-së u përmendën edhe nga rreth 18% e të anketuarve. Ndërkaq, më pak se 1/10-a e evropianëve kanë përmendur luftërat dhe ato civile, ekstremizmin fetar, si dhe krime të vogla si sfidat me të cilat ballafaqohet BE-ja. - Më pak se 1/10-a e evropianëve përmendën fatkeqësitë bërthamore, sigurinë e kufijve të BE-së, ekstremizmin fetar dhe luftërat dhe luftërat civile si sfidat më të rëndësishme me cilat ballafaqohet siguria e vendit të tyre.

- 4 nga 10 evropianë duan që BE-ja të bëjë më shumë për t’i luftuar këto kërcënime. Vetëm rreth gjysma e evropianëve besojnë se është bërë mjaft për t’i trajtuar këto sfida në nivel kombëtar dhe evropian.

- Krimi kompjuterik shihet si sfida më e mundshme për t’u rritur gjatë tre viteve të ardhshme (63%). Kjo pasohet nga krimi i organizuar (57%), dhe pastaj katastrofat (54%) si dhe terrorizmi në nivelin prej 51%. 1 në 4 të anketuar (43%) mendon se siguria e kufirit të BE-së do të jetë një sfidë në rritje e sigurisë së Bashkimin Evropian gjatë tre viteve të ardhshme.

- 3/4-at e evropianëve besojnë se siguria e brendshme e Bashkimit Evropian, është e lidhur me ngjarjet e jashtme të zhvillimeve, edhe pse ka ndryshime të konsiderueshme ndërmjet shteteve anëtare. SHBA-të më së shpeshti përmenden si partneri kryesor i BE-së në siguri, ndjekur nga Rusia, Kina dhe Turqia.

****

nëntor 2010, Komisioni Evropian prezantoi Strategjinë e Brendshme të Sigurisë së Bashkimit Evropian: “Pesë hapa drejt një Evrope më të sigurt”. Kjo strategji paraqet një axhendë të përbashkët për shtetet anëtare, Parlamenti Evropian dhe agjencitë e BE-së për të adresuar sfidat kryesore për sigurinë e Bashkimit Evropian: krimin e organizuar, terrorizmin, krimin elektronik, sigurinë e kufijve, si dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Edhe pse shumica e evropianëve jetojnë në siguri relative, sfidat ndaj paqes dhe sigurisë janë gjithnjë të pranishme. Shumë nga këto sfida, duke përfshirë rrezikun e terrorizmit dhe krimit kibernetik, janë duke u bërë gjithnjë e më të sofistikuara dhe nuk janë të kufizuar nga kufijtë kombëtarë. As nuk janë të kufizuar në një pjesë të shoqërisë evropiane, por kanë një ndikim në vende individuale dhe në Bashkimin Evropian si një i tërë.

n.e/NOA

KOMENTE