Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Saleh shpall amnisti
English

Saleh shpall amnisti

Jemen, 28 nëntor 2011, NOA - Mediat shtetërore në Jemen thonë se presidenti Ali Abdullah Saleh ka shpallur amnisti për të gjithë ata që “kanë bërë gabime përgjatë krizës”. Qindra njerëz kanë vdekur këtë vit në protestat kundër regjimit 33 vjeçar të Salehit. Megjithatë, falja nuk i përfshin ata që tentuan të vrisnin Salehin në qershor.

Por, grupet opozitare e kanë kundërshtuar këtë amnisti duke thënë se Salehi nuk ka autoritet të shpall amnisti.

Javën e kaluar, Saleh ka nënshkruar një marrëveshje për transferim të pushtetit te zëvendësi i tij Hadi, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Përpara zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në shkurt, Hadi e ka emëruar liderin e opozitës, Muhamed Basindva, si kryeministër të përkohshëm të vendit.

a.k/NOA

KOMENTE