Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmon policinë, arrestohet njeriu prej bore
English

Sulmon policinë, arrestohet "njeriu prej bore"

Chestertown, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Njeriu prej dëbore i njohur si “Frosty the Snowman” është arrestuar gjatë paradës përvjetore të Krishtlindjeve në Chestertown, në Maryland.

Personi që ishte pas kostumit të sipërpërmendur, Kevin Michael Walsh, akuzohet për agresion ndaj forcave të rendit dhe shihet si fajtor për rrahjen që ka kryer ndaj një qeni policor, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Rreshteri John A. Dolgos ka pohuar për gazetën "The Star Democrat" të Easton se 52-vjeçari është nervozuar në momentin që një polic i shoqëruar nga qeni ka tentuar ta largonte atë nga turma.

Kevin në krahun tjetër rrëfen se këtë kostum e ka përdorur prej 10 vitesh në periudhën e prag Krishtlindjeve dhe se nuk ka bërë asgjë të keqe, madje pohon se është arrestuar në mënyrë të padrejtë.

Faktikisht ai ka deklaruar se ndoshta e kanë arrestuar vetëm për arsyen se kishte bërë një batutë për faktin se qeni i policisë ndodhej në këtë paradë.

r.b/NOA

KOMENTE