Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Armë në stanin e dhenve, pranga dy barinjve
English

Armë në stanin e dhenve, pranga dy barinjve

Sarandë, 29 nëntor 2011, NOA – Kontrolli i vijës kufitare i ka çuar uniforma blu të qytetit të Sarandës drejt një piste të re të veprës penale.

Nga kontrolli i ushtruar në stanin e shtetasit Artan Miho, i cili ndodhet brenda objektit të ish-Postës Kufitare Leshnicë, në një çantë të madhe të zezë janë gjetur, 2 armë zjarri, model 56 (kallashnikov), me 2 krehëra me 48 fishekë, si dhe 5 çanta të tjera me ngjyrë të zezë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia ka arrestuar shtetasit: Artan Enver Bala, 19 vjeç, (me profesion çoban) banues në fshatin Goretë rrethit Librazhd si edhe Artan Foto Miho, 41 vjeç, banues në fshatin Seniç të rrethit Delvinë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Artan Bala i janë referuar për kopetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe në ngarkim të shtetasit Artan Bala për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.

a.q/NOA

KOMENTE