Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi-Turqi, vijon “lufta e ftohtë” për shitjen e pronave
English

Greqi-Turqi, vijon “lufta e ftohtë” për shitjen e pronave

Ankara, 29 nëntor, NOA – Greqia dhe Turqia, janë duke vijuar një “luftë të ftohtë” mes tyre lidhur me marrjen prej kësaj të fundit të territoreve apo aseteve të kompanive të shtetit helen që ndodhet në pikun e krizës ekonomike. Kështu, ndërsa investitorë të mëdhenj turq kanë shprehur prej kohësh interesin e tyre për të blerë aksione nga kompanitë greke apo të blejnë ishuj dhe territore të tëra në tokën greke, tashmë mediat turke përmendin faktin se janë edhe vetë grupet e fuqishme greke të biznesit, të cilët i kanë ftuar turqit për të marrë pasuritë e shtetit të tyre.

Kështu, siç bën me dije gazeta turke “Today Zaman”, ka qenë një zyrtar kyç i një grupi të fuqishëm biznesi në Greqi, i cili ia paraqiti një ftesë të tillë delegacionit të Shoqatës së Biznesmenëve Turq (GYİAD), që ndodhej javën e kaluar në Athinë. Sipas tij, sipërmarrësit turq duhet të përfitojnë nga tenderët e privatizimit të gjerë që po mbahet në vendin financiarisht të trazuar, si pjesë e kërkimit të tij për të përfituar sa më shumë para’ në këtë kohë krize.

Konkretisht, ka qenë vetë Ioanis Patsiavos, koordinator për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Federatës greke të Ndërmarrjeve (SEV), i cili ua ka drejtuar një ftesë bizneseve turke për të marrë pjesë në tenderët për të blerë asetet e shtetit grek, duke përfshirë ato ajrore dhe portet detare, si dhe asetet postare të vendit apo asetet e shërbimeve të telekomunikacionit.

"Ne kemi zhvilluar bisedime me Gjermani, Zvicër, Danimarkë dhe Kinë në lidhje me procesin e privatizimit, por ne kemi harruar se është Turqia fqinje, e cila është shumë e rëndësishme për ne dhe gjendet më e afërt për ne”, citohet të ketë thënë ai.

Duke shtuar se janë 29 aeroporte, duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Athinës, bankat publike, 3500 ishuj të Egjeut, porte, marinën, autostradat, hekurudhat, objektet e energjisë, telekomunikacionit, objekte të pastrimit të ujit, gazit natyror, llotari dhe shërbimet postare, miniera, rafineri, qendra të prodhimit të energjisë së rinovueshme, fusha golfi, hotele dhe 100 milionë metra katrorë të pasurive të patundshme që do të privatizohen. “Asgjë nuk do të mbetet ashtu siç ishte në Greqi. Si organizata më e madhe e biznesit në Greqi, ne duam që bota e biznesit të Turqisë sonë fqinje të përfitojë nga kjo mundësi privatizimi të gjerë, e cila përfshin çdo gjë nga A tek Z", citohet të ketë thënë Patsiavos. Flasim për blerjen e aseteve midis Turqisë dhe Greqisë, e cila ka qenë gjithmonë një çështje e debatit të nxehtë mes fqinjëve, të cilët kishin qenë armiq të ashpër të njëri-tjetrit për një kohë të gjatë.

Edhe pse lidhja e tyre ka ecur në një drejtim të qetë dhe shumë miqësor në vitet e fundit, këto dy vende ende mbeten në mosmarrëveshje lidhur me disa çështje të politikës së jashtme, veçanërisht për çështjen e vazhdueshme të Qipros dhe zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Egje.

Një plan i disa kohëve më parë, i publikuar nga një biznesmen turk për të blerë disa ishuj grekë, u prit me kritika të ashpra nga media të caktuara në vendin jugperëndimor evropiane. Gazetat dhe faqet greke të internetit, u mbushën me retorika anti-Turqi duke shprehur besimin e tyre se "Greqia do të jetë e pushtuar nga turqit".

n.e/NOA

KOMENTE