English

Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë

Romë, 29 nëntor, NOA – Ka shumë të ngjarë që vitin e ardhshëm, Italia të ndërpresë kuotat e emigracionit të cilat i lëvron për çdo vit, edhe ndaj Shqipërisë në nivele të caktuara. Lajmi aludohet nga media italiane “La Repubblica”, referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit në Ministrinë Italiane të Punës. “Papunësia në mesin e emigrantëve është goxha e lartë. Eshtë shumë e panevojshme që punonjës të tjerë të vijnë nga jashtë", tha Natale Forlani, drejtori i kësaj drejtorie, duke shtuar se e përjashton se mund të ketë një dekret të flukseve për emigrantët në vitin e ardhshëm nga qeveria italiane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Italia, janë rreth 100 mijë emigrantë që kanë hyrë në Itali këtë vit si punëtorë me kërkesë të qeverisë italiane, bazuar në kuotat e nxjerra prej saj. Por për vitin e ardhshëm, ka të ngjarë që këto kuotime të ndalohen për shkak të krizës ekonomike në tregun e punës.

Hyrja e të huajve në Itali për arsye të punësimit të të huajve që nuk i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian është e mundur vetëm brenda kuotave të përcaktuara çdo vit, me flukset e dekreteve të miratuara nga qeveria.
Eshtë Zyra e Imigracionit, e cila monitoron tregun e punës dhe vlerësimin e nevojave për punë nga të huajt dhe ka një rol kyç në vendosjen e kuotave.

Kështu, vitin e kaluar, Italia u ka dhënë dritën jeshile hyrjes së 98.080 punëtorëve sezonalë, me pjesën më të rëndësishme (52.080) të rezervuara për emigrantët nga vendet që kanë nënshkruar marrëveshje specifike për bashkëpunim në çështjet e migracionit me Italinë. Mes tyre, edhe vendi ynë, për të cilin, qeveria italiane kishte akorduar një kuotë prej 5200 emigrantësh, të kërkuar për punë në shtetin fqinj.

"Mendimi ynë është negativ, sepse në Itali ka tashmë 280 mijë emigrantë të papunë, gjysma e të cilëve merr forma të ndryshma mbështetje me të ardhura Ne duhet së pari t’u japim këtyre njerëzve mundësinë për të gjetur punë. përndryshe, leja e qëndrimit ka skaduar dhe bëhet e parregullt. Gjithsesi, loja nuk është e mbyllur tashmë, i yni është një mendim teknik", tha menaxheri i përgjithshëm.

n.e/NOA

KOMENTE