Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lily Allen më në fund mama
English

Lily Allen më në fund mama

SHBA, 29 nëntor NOA - Lily Allen, 26 vjeçe, më në fund ka kurorëzuar ëndrrën e saj për tu bërë nënë: këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj Sam Cooper kanë lindur vajzën e tyre të parë. Ky event i gëzueshëm ka ndodhur gjatë ditës së premte. Zëdhënësi i prindërve të rinj nuk e ka konfirmuar lajmin, por në Twitter janë të shumtë mesazhet e urimeve që i janë dërguar Lily nga ana e miqve më të afërt. Allen është martuar me Sam Cooper, një piktor i njohur në Angli, më 11 qershor. Me njoftimin e martesës ka ardhur menjëherë dhe lajmi i shtatzënisë. Për Lily gëzimi duhet thënë se ishte i dyfishtë, madje i trefishtë: para kësaj shtatzënie këngëtarja ka suportuar dy aborte. Një në vitin 2010: ka humbur djalin kur ishte shtatzënë prej 6 muajsh dhe tjetri në 2008, kur ishte e fejuar me Ed Simons, pjesëtar i grupit Chemical Brothers. Pas periudhe të errët në jetën e saj për sa i përket këtij aspekti më në fund ka ardhur dhe lajmi i gëzueshëm. r.b/NOA

KOMENTE