English

Të mërkurën raundi i tetë i bisedimeve Kosovë - Serbi

Prishtinë, 29 nëntor 2011, NOA - Zhvillohet nesër raudi i 8-të i bisedimeve Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve. “Sikurse në raundin e kaluar edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kosovës. Ky raund i dialogut teknik mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejtë BE-së.

a.q/NOA

KOMENTE