Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në hyrje të Kalimashit, përplasen dhjetëra makina
English

Aksident në hyrje të Kalimashit, përplasen dhjetëra makina

Kukës, 30 nëntor 2011, NOA – Një numër i madh makinash janë përplasur në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kukës, në hyrje të tunelit Rrëshen-Kalimash, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Gjatë aksidentit janë plagosur disa persona, por asnjëri në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihet ende numri i të plagosurve, që janë dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit.

Kjo është ajo çka bëjnë me dije forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje.

Sipas të dhënave aksidenti ka ndodhur në kthesën, që lidh rrugën e vjetër përdrejt Kukësit me rrugën e re, pra shumë afër tunelit të Kalimashit.

Policia thotë se shkak për përplasjen e makinave është bërë mjegulla e dendur dhe ngricat në rrugë.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi normal në autostradën Durrës-Kukës.

mit/NOA

KOMENTE
  • LUANA14:57 - 30 Nëntor 2011
    DUHET TE VEJN KATENAT O TE VEJN GOMAT QE NUK RESHQET NE NGRIZ....E KESHTU NUK REZIKOJN JETEN SHUM VETA.... EVITOHEN AKSIDENTET!!!!!!!!