English

Anzhi mendon për Guus Hiddink

Moskë, 30 Nëntor 2011 NOA/Rid Bulku - Është holandezi Guus Hiddink, tekniku më i mundshëm për të ardhmen e klubit të futbollit të Anzhi, ku aktualisht pjesë e skuadrës është dhe ish-Interisti Eto’o.

Ashtu si për sulmuesin kamerunas edhe për teknikun holandez flitet për një pagë rekord dhe me sa duket vetë trajneri ka kërkuar një shifër prej 15 milionë eurosh në sezon.

Një shifër kjo superiore krahasuar dhe me atë të Hose Murinjos tek skuadra e Real Madrid (13,5 milionë euro ose rreth 19 miliardë lekë).

Tabloidi rus Tvoi Dien ka cituar se aktualisht Guss Hiddink i janë ofruar 9 milionë euro për këtë post, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. r.b/NOA

KOMENTE