English

Gazetarja zhdëpet më dru në lidhje direkte me studion e lajmeve (VIDEO)

Indi, 1 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Kishte disa minuta që qëndronte në rrugë, në pritje për të nisur punën. Madje bëri dhe disa prova paraprake.

Regjia e njofton se pas pak do të jetë në transmetim të drejtpërdrejtë ose on air me gjuhën profesionale.

Në studion e lajmeve ka nisur edicioni informativ dhe pas pak çastesh, prezantuesja bën lidhjen e drejtpërdrejtë.

Sikundër shihni dhe pamjet filmike, në këtë moment, gazetarja nuk arrin të flasë sepse sulmohet nga një kalimtar dhe ai e qëllon dhe e shtyn.

Në çast një tjetër kalimtar rend pas agresorit dhe përpiqet ta ndalë atë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në këtë moment, gazetarja, tepër korrekte, nuk bën asnjë veprim por përgatitet të rinisë lidhjen.

Ndërkohë studio e lajmeve nuk e ndërpret transmetimin, përkundrazi hap ekranin e plotë dhe jep pamjet e rralla.

r.b/NOA

330
KOMENTE
  • lali21:15 - 01 Dhjetor 2011
    haha sa mir ja kan ba!keshtu esht kur nuk flet mir per popullin!