Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I bllokoi motorrin, benzinë shtëpisë së policit
English

I bllokoi motorrin, benzinë shtëpisë së policit

Vlorë, 2 dhjetor 2011, NOA- 23 vjeçari Adriano Lumaj nga Vlora, ka përfunduar pas hekurave pasi ka tentuar ti vërë zjarrin shtëpisë së një polici që i kishte bllokuar motorrin.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Lumaj kishte blerë një bidon me 6 litra benzinë dhe më pas kishte spërkatur dhe ka tentuar ti vërë flakën derës së banesës së shtetasit E. M., 27 vjeç, banues në lagjen “Rilindja” me detyrë punonjës policie.

Mësohet se 23 vjeçari ka ndezur një copë letër me të cilën do të ndizte lëndën djegëse por në moment është diktuar pjesëtarë të familjes që ndodheshin brenda në ambientet e banesës të cilët e kanë fikur letrën e ndezur.

Nga hetimet e policisë rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje pasi ditën e djeshme kushëri i Adriano Lumaj, Marjus Veli, ka goditur dhe fyer për shkak të detyrës policin rrugor, pasi ky i fundit i kishte bllokuar një motor para rreth një muaji. Për këtë arsye Marjus Veli është arrestuar në flagrancë.

Ndërkaq në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motorri me të cilin i riu tentoi të largohej si dhe lënda djegëse.

a.y/NOA

KOMENTE