English

Kanos me granatë për martesë të dashurën e zemrës, përfundon në burg

Pogradec, 2 dhjetor 2011, NOA- Një vajzë nga qyteti i Pogradecit me iniciale D.F ka paditur në polici 29 vjeçarin Vilson Kuqo nga fshati Rrëmenj i këtij qyteti.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, vajza 24 vjeçare është ankuar në polici duke thënë se është kanosur me jetën me armë nga shtetasi i mësipërm, për motive xhelozie pasi i kërkonte jashtë dëshirës së saj për tu martuar.

Sipas vajzës i riu e kërcënonte se do e vriste, në rast se ajo lidhej apo fejohej me ndonjë djalë tjetër në rast se nuk do të ishte ai, pasi ai i kishte thënë 24 vjeçares se e kishte përzgjedhur si të dashurën e zemrës.

Sakaq nga ana e policisë gjatë kontrollit në banesën e Kuqos janë gjetur dhe sekuestruar 3 granata.

Efektivët e policisë lidhur me këtë rast nisën hetimet për veprat penale, “Shtrëngim ose pengim për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesën”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” si dhe “Kanosje”.

a.y/NOA

KOMENTE