English

Kanosje me jetë për pronën, 3 vetë në pranga

Pogradec, 1 dhjetor 2011, NOA- Ka duruar dy javë, por më tej i është sosur durimi dhe i ka denoncuar në polici.

Një 55 vjeçar me iniciale M.M nga fshati Buçimas i Pogradecit prej dy javësh është kërcënuar me armë për motive pronësie nga babë e bir e një person tjetër që u ka ardhur në ndihmë këtyre të fundit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Bashkim Myrtezai 27 vjeç, Arben Zerellari 42 vjeç dhe Marjus Zerellari 20 vjeç, të tre banues në fshatin Çerravë të Pogradecit u prangosën pasi paraditen e sotme ndaj tyre ngriti padi në polici 55 vjeçari.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA.al, se të tre këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive pronësie, në një periudhe prej dy javësh e kanosnin seriozisht për jetën me anë të një arme automatik.

Në vijim të operacionit në banesat e tyre në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan, arma e zjarrit automatik model 56 kalibër, 7.62 mm, një sasi prej 1300 copë fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm

Ndaj tyre të sipërpërmendurve nisën hetimet për veprat penale, “Kanosje serioze” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake, në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE