Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni në Shqipëri u rrit, TIA: Hiqni imunitetin
English

Korrupsioni në Shqipëri u rrit, TIA: Hiqni imunitetin

Tiranë, 1 dhjetor 2011, NOA - Shqipëria shënon hapa prapa, duke u renditur e 95-ta në botë mes 183 vendeve të tjera për shkallën e korrupsionit, raportoi sot agjencia e lajmeve NOA.al. Ka qenë “Transparency International Albania” që ka publikuar këtë raport të fundit, sot në mesditë duke bërë me dije se Shqipëria ka bërë hapa prapa sa i përket korrupsionit duke lënë pas vetes vetëm Kosovën. “Shqipëria ka shënuar një ulje prej 8 vendesh në vitin 2011, dhe vlerësohet me 3.1 pikë, ndërkohë që në vitin 2010 kishte 3.3 pikë sa i takon indeksit të perceptimit të korrupsionit”, deklaroi TIA, duke preçizuar se Shqipëria është në vendin e parafundit në rajon sa i përket perceptimit të korrupsionit duke lënë prapa vetëm Kosovën. Sipas TIA-s Bosnja nuk ka pësuar ndryshime në renditje, Mali i Zi ka shënuar përparim, kurse Serbia dhe Maqedonia kanë bërë hapa prapa. Edhe këtë vit, thekson TIA, Kosova renditet e 112-ta ndërmjet 183 shteteve të tjera, mes tyre edhe Egjipti, Moldavia, Senegali, Vietnami, Algjeria. TIA nënvizon se Kosova është vlerësuar me 2.9 pikë duke u renditur më poshtë se vendet e tjera në raportin për shkallën e korrupsionit. “Transparency Internacional Albania” thotë se ndërsa Shqipëria ka zënë vendin e 95-të, Kroacia e Mali i Zi janë në vendin e 66-të, Maqedonia në të 69-tin, Serbia është në vendin e 86-të dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 91-të.

TIA: Hiqni imunitetin, luftoni korrupsionin Në këtë kornizë perceptimesh e analizash, TIA u bën apel agjensive zbatuese të ligjit të angazhohen nëmënyrë rigoroze në implementimin e tij, si dhe retorikat e angazhimet politike të përkthehen në reforma serioze në qeverisjen e vendit. "Beteja anti-korrupsion duhet të vijojë të jetë në qendër të axhendës së qeverisjes si kusht themelor për proceset integruese në Bashkimin Europian." nënvizon TIA duke kujtuar se heqja e imuniteteve për zyrtarë të lartë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë do t'i vendoste realisht të gjithë të barabartë përpara ligjit. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet luftuar me cdo mjet.

Kriza, rritet korrupsioni në Itali e Greqi

Italia dhe Greqia janë përfshirë në listën e vendeve të eurozonës me korrupsion më të lartë. “Ata kanë vlerësimin më të ulët në renditjen e vendeve të eurozonës, si paaftësi e tyre për të luftuar marrjen e rryshfetit dhe evazionit fiskal, i përkeqësuar për shkak të krizës së borxheve.” deklaroi grupi mbikqyrës i Transparency International. Italia renditet e 69-ta ndërsa Greqia e 80, nga vendet e 67 dhe 78 që kanë pasur një vit më parë.Në nivel global, Danimarka zë vendin e parë duke u pasuar nga Zelanda e Re, Singapori e Finlanda. Ndërsa në vend të fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania.

KOMENTE
  • Enco Grimaldi23:10 - 01 Dhjetor 2011
    Ne rast se keto te dhena jane marre nga njerz shqiptar une jo vetem s i besoj shume,por u keshilloj edhe ju te tjereve ti shikoni me rezerva.Sepse une ne institucione edhe gjej mungese korupsioni,por per ne individe me eshte krijuar pershtypja se tek gjithe ka viruse korupsioni,te cilat ne vend qe ti luftojne ne vetevete e ne familje i kultivojne ato me ndergjegje