English

Masakër me një të vrarë dhe dy kalimtarë të plagosur në Fier

Fier, 1 Dhjetor 2011 NOA – Dita e parë e muajit të fundit të vitit ka nisur me një tragjedi në Fier pasi para pak minutash policia u sinjalizua për një masakër me një të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al raporton se viktima është Spartak Xhaho, rreth 40 vjeç, me banim në lagjen “11 Janari” të qytetit Fier, zonë ku edhe ndodhi ngjarja.

Dy persona kanë qenë në një makinë dhe kanë ndalur shpejtësinë teksa Spartak Xhaho po kalonte, por ndërsa kanë vrarë atë duke hedhur mbi trupin e tij të paktën dhjetë plumba, kanë shtjerë duke plagosur edhe kalimtarët me breshëritë e një automatiku tip “Kallashnikov”.

Momentalisht në vendngjarje forcat policore po përpiqen të zbardhin motivet, ndërsa një pjesë e tyre ka transportuar dy kalimtarët e plagosur për në spital.

Ngjarja ndodhi fare afër drejtorisë rajonale të policisë Fier dhe në këtë orë pasditeje me shumë kalimtarë në rrugë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi kurse autorët janë zhdukur në drejtim të paditur.

e.b/e.t/NOA

KOMENTE