English

Zbulohet harta e gjakut, më shumë shpresë për sëmundjet

E enjte, 1 dhjetor 2011, NOA - Janë identifikuar 68 zonat e ADN-së që rregullojnë krijimin dhe strukturën e qelizave të gjakut. Hulumtimi, i publikuar në revistën Nature, është rezultat i një bashkëpunimi të rrallë mes 100 institucione kërkimore në mbarë botën. U analizuan variacionet gjenetike të rreth 70,000 njerëzve për të kuptuar më mirë sëmundjet që lidhen me problemet e parregullsisë së trombociteve.

Sipas studiuesve, qëllimi ishte për të kuptuar se cilat gene kontrollojnë prodhimin e etrombociteve, për të kuptuar mekanizmat biologjike dhe për të kuptuar nëse dhe si të përdoren në sëmundjet thrombotike dhe hemorragjike.

a.q/NOA

KOMENTE